www.tetova-albania.page.tl........faqja juaj per disponimin tuaj  
 
  Tetova 05/19/2024 6:49pm (UTC)
   
 
Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin. Tetova me sipërfaqe prej 1080 km2 shtrihet në pjesën e poshtme të fushës së Pollogut dhe është e rrethuar me malin Sharr dhe Malin e Thatë, me një lartësi mbidetare prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturë mesatare vjetore reth 11.6OC. Në Tetovë jetojnë afër 180.000 banorë, nga të cilët rreth 80% shqiptarë, 15% maqedonas dhe 5% të tjerë të vendosur në 92 vendbanime, që do të thotë se dendësia e vendbanimeve është shumë e madhe dhe zë 11.50 km2 për një vendbanim. Tetova është qendër ekonomike, kulturore dhe administrative e vendbanimeve që e rrethojnë, por ka ndikesë edhe në regjionin më të gjerë dhe përmendet qysh para shekullit të mesëm, d.m.th. hyn ndër qytetet më të vjetra të Maqedonisë. Tetova njihet me emrin antik Enea. Nga komuna e mëparëshme e Tetovës, me organizimin e ri të administratës shtetërore të Maqedonisë, janë ndarë edhe 9 komuna të tjera, të cilat edhe më tutje gravitojnë kah Tetova. Ekonomia e Tetovës dikur mbështeteshte në disa kapacitete më të mëdha industriale, por, sot shumica prej tyre janë në falementim. Kohëve të fundit me investimin e kapitalit privat të qytetarëve të Tetovës dhe të jashtëm, qyteti ynë është duke lulëzuar dhe marrë pamjen e qyteteve të Evropës Perëndimore. Vlen të përmenden prodhimet e ndryshme industriale, të cilat eksportohen edhe jashta vendit , siç janë prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikës, prodhime të materijaleve ndërtimore , e shumë të tjera. Turizmi zë vend të rëndësishëm, edhe pse Tetova shtrihet në fushën pjellore të Pollogut, rrëzë malit Sharr. Përpos objekteve të ndryshme kulturore – historike dhe hotelierike që ka qyteti Tetovë, posaçërisht duhet përmendur qendrën rekreative – turistike "Popova Shapka" në shpatet e Sharrit, që është e njohur për zhvillimin e sporteve mbi borë gjatë dimërit, sidomos të skijimit Kalaja e Tetovés vend Turistik Tash për tash në Tetovë punojnë 7 shkolla fillore qendrore me afër 9100 nxënës, 5 shkolla të mesme të përgjithshme dhe profesionale të lëmenjëve të ndryshëm me afër 9.000 nxënës, Universiteti i Tetovës, kurse prej këtij viti akademik 2001/2002 filloi me punë edhe universiteti i Evropës Juglindore. Duke e ditur se Tetova hyn ndër qytetet më të vjetra të Maqedonisë, ku janë gërshetuar qytetërime dhe kultura të ndryshme gjatë historisë, ajo ka një kulturë të begatshme të mbështetur në tabanin popullor të popujve që jetojnë këtu. Tetova ka kushte dhe hapësirë të gjerë për zhvillimin e ekonomisë dhe të veprimtarive të tjera joekonomike. Në këtë drejtim duhet të angazhohen më shumë mjete, punë dhe aktivitete të tjera që të mund të realizohen projekte të ndryshme potenciale.
 
  Blerand
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Per te gjith
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
  tetova-albania.de.tl
tetova-albania.de.tl

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free