www.tetova-albania.page.tl........faqja juaj per disponimin tuaj  
 
  Biografia e gj.k.Skenderbeut 05/02/2024 2:18pm (UTC)
   
 
Content of the newGjergj Kastrioti lindi në Krujë dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së mesme i cili ishte i obliguar që Perandorisë Turke ti paguajë tatim. Në mënyrë që të sigurojë besnikërinë e prijësve lokal Sultani i merrte djemtë e tyre dhe i dërgonte në Turqi. Gjergj Kastrioti beri shkollën ushtarake në Perandorinë Turke dhe që i emëruar Skender Beu që në turqishtë do të thotë princi Aleksandër.

Ai qe i dalluar si një nga oficerët më të mirë në disa skuadra Osmane në Azinë e Vogël dhe Europë, për çka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundër Grekëve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnë se ka mbajtur lidhje të fshehta me Raguzë, Venedikun, Vladislasin e Hungarisë si dhe Alfonsin e V të Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali çka e bëri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral të disa krahinave të Shqipërisë.
Më 1443, gjatë betejës kundër Hungarezëve te Nishi, ai e lëshoi ushtrinë Osmane dhe shkoi në Krujë. Në kalanë e Krujës Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipëtarë, flamurin e kuq më shqiponjë të zezë dykrerëshe në mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unë lirinë, ate e gjeta këtu, në mesin e juve".

Gjergj Kastrioti arriti të bashkojë të gjithë princat Shqipëtar në qytetin e Lezhës (Lidhja e Lezhës, 1444) dhe ti udhëheqi ata në luftën kundër Turqve.

Gjatë 25 viteve të ardhshme ai luftoi, me forca që rrallë herë kalonin 20.000 ushtarë, me ushtrinë më të fuqishme të asaj kohe dhe arriti që të dal fitues për 25 vjetë të tëra. Më 1450 Ushtria Turke qe e udhëhequr nga vetë Sultan Murati i II i cili vdiq gjatë rrugës duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herë të tjera , më 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhëheqi ushtrinë Turke kundër Skenderbeut dhe dështoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujën 24 herë dhe dështoi të 24 herët.

Për një të katërtën e shekullit Skenderbeu ndaloi pushtimin Turk në Shqiperi.

Pasë vdekjes së tijë më 1468 në Lezhë nga shkaqet natyrore, ushtarët e tijë u bënë rezistencë Turqve për 12 vjetë. Më 1480 Shqipëria definitivishtë u pushtua nga Perandoria Turke.

Kur Turqit e gjetën varrin e Skenderbeut në kishën e Shën Nikut në Lezhë, e hapën ate dhe morrën eshtrat e Skenderbeut për të cilat besohej se sjellin fat. Më 1480 Turqit ndërmorrën pushtimin në Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos.

Skenderbeu dhe vepra e tijë nuk mbetën të përmenden vetëm në tokat Shqipëtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do të kishte egzistuar sikur të kishte një udhëheqës sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorë gjithashtu kanë gjetë inspirimin e vetë në mjeshtërinë ushtarake të tijë. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi një vjershë kushtuar Gjergj Kastriotit. Të njejtën gjë bëri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operën e cila titullohet Skenderbeu.

Skenderbeu sot është hero kombëtar i Shqipërisë. Shumë muzeume dhe monumente janë ngritur në nder të tijë anembanë Shqipërisë dhe në mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut në kalanë e famshme të Krujës.
ice__2
MODERATOR




Mesazhe : 665
Anëtarësuar : 09 May 2007
Age : 21
Localisation : Belgium




BIOGRAFIA
nga renti prej Fri May 11, 2007 8:25 am

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkembja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.





Tek "Sheshi Skënderbeu" në Tiranë
[redaktoni] Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës
Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figuren e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barlecit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.

Nje vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqerinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtepisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.
renti
ADMIN




Mesazhe : 260
Anëtarësuar : 29 Mar 2007
Age : 20




Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar
nga renti prej Fri May 11, 2007 8:26 am

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërise.

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke patur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi parreshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi shtrategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.
renti
ADMIN




Mesazhe : 260
Anëtarësuar : 29 Mar 2007
Age : 20




Figura e Skënderbeut në art
nga renti prej Fri May 11, 2007 8:27 am

Scanderbeg, opera nga François Francoeur dhe François Rebel.
Scanderbeg, opera nga Antonio Vivaldi.
Projekti kulturor Itali-Shqipëri "A.C.C.I.A ARTE" organizoi me datë 1 gusht 2006 një konferencë shkencore me titull “Shqiponja dhe gjysmëhëna”. Në këtë sesion studiues e pedagogë shqiptarë e italianë diskutuan mbi praninë e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në veprat letrare dhe ato muzikore, në shekuj. Referuan gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, Mario Spedicato, pedagog në Universitetin e Leçes, Alessandro Laporta, drejtor i bibliotekës së provincës së Leçes, muzikologët Luisa Cosi dhe Corrado De Bernart, e shumë të tjerë
page
 
  Blerand
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Per te gjith
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
  tetova-albania.de.tl
tetova-albania.de.tl

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free