www.tetova-albania.page.tl........faqja juaj per disponimin tuaj  
 
  Intervista 05/02/2024 5:37pm (UTC)
   
 
Content of the new pa
image

Me ndërrimin e administratave në Shtetet e Bashkuara, organizatat lobiste përpiqen të vendosin kontakte me njerëzit e rinj në Washington, në përpjekje për të avancuar çështjet që ato mbështesin. Kështu bëri edhe kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, gjatë kësaj jave.

DioGuardi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Obama dhe në ditët që pasuan u takua me anëtarë të Kongresit për të biseduar për Kosovën dhe çështje të tjera me interes për shqiptarët.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, DioGuardi ka thënë se pjesëmarrja në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Barack Obama ishte e mrekullueshme. Megjithëse vetë është republikan, ai thotë se gruaja e tij Shirley, që është këshilltare për Ballkanin në organizatë, është demokrate dhe ata kanë qenë në gjendje të punojnë me të dyja palët për çështjet shqiptare. Por ai shton se me problemet që ka Amerika tani do ta kenë më të vështirë që të merremi me çështjet shqiptare.
"Na duhej të vinim përsëri që të thoshim: mos e harroni Evropën. Evropa është ende një interes jetik për Shtetet e Bashkuara dhe nëse Ballkani destabilizohet atëherë do t'ju duhet të punoni për të rregulluar situatën, sepse nuk mund t'ia besojmë Evropës që ta zgjidhë çështjen, pasi Evropa është e ndarë me disa vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën".
Meqenëse anëtarët e Kongresit u përgjigjen zgjedhësve të tyre dhe meqenëse amerikanët janë më të prirur të mbështesin një politikë të jashtme që është në interesin e tyre, DioGuardi thotë se do të ishte për të ardhur keq që Ballkani të destabilizohej, pasi Shtetet e Bashkuara kanë investuar miliarda në luftën e NATO-s dhe kur aq shumë vetëm humbën jetën.
Për këtë arsye ata u përqendruan tek anëtarët e Kongresit, sidomos në Komisionet e Jashtme të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për të ngritur shqetësimet që lidhen me shqiptarët.
"Në Kosovë po ndodh një ndarje de fakto. Serbia po punon çdo ditë për të sabotuar shtetin e Kosovës. Po ashtu ne folëm edhe për gjendjen në Preshevë dhe për 14 shqiptarët që ende mbahen në burg në Mal të Zi".
DioGuardi e pranon që presidenti Obama dhe administrata e tij ka prioritete dhe thotë se pikërisht për këtë arsye ai punon me Kongresin në mënyrë që ky i fundit të ushtrojë ndikim tek Departamenti i Shtetit.
"Çdo ditë ne duhet ta fitojmë nga pak pavarësinë e Kosovës. Pastaj të kesh fjalën pavarësi dhe të mos kesh ekonomi të zhvilluar që t'i sigurojë punë njerëzve, të zgjon pyetjen, a e mban dot veten ky shtet. Tani po përpiqemi të gjejmë investime".
Organizata e Dioguardit ka përgatitur një raport për gjendjen në Preshevë, pas arrestimit të 10 shqiptarëve atje të cilin, ata ia kanë dorëzuar senatorit John Kerry, kryetarit të komisionit të senatit për çështjet me jashtë.
Duke folur për Shqipërinë, DioGuardi përmend si probleme korrupsionin, përfshirë rastin e Gërdecit, si edhe shpreh shqetësimin për ligjin e dosjeve. "Më e keqja është se kryeministri po përpiqet të kontrollojë Prokurorinë e Përgjithshme dhe kjo nuk është e drejtë. Njerëzit duan ndarje të pushteteve".
Ai thotë se një nga çështjet e tjera ku po përqendrohet organizata e tij, është edhe ajo e të drejtave të çamëve. /VoA/

image

Kryeministri Nikolla Gruevski në intervistën ekskluzive për ALSAT-M thotë se bastisjet e policisë nuk janë të drejtuar kundër shqiptarëve, por kundër kriminelëve.

Alsat-M: Zoti kryeministër pas aksionit të ndërruar nga ana e policisë në Çair dhe Haraçin, revolta tek shqiptarët sa vjen e po rritet, vallë a bëhet fjalë për aksion të vazhdueshëm, e cila dëshiron të provokojë shqiptarët apo bëhet fjalë për diçka tjetër?

Gruevski:Dua t'u them se në Qeveri kemi një marrëveshje se pa marrë parasysh për cilën bashkësi etnike, fetare, kombëtare bëhet fjalë, nëse merren me krim, organet e shtetit duhet të luftojnë kundër tyre. Dhe nga ky aspekt kemi qëndrim të përbashkët të gjitha partitë politike në qeveri përfshirë VMRO –DPMNE –në dhe BDI–në  dhe partnerët më të vegjël që janë në koalicionin qeveritar. Në këtë kontekst  ishte edhe aksioni që u ndërmor para disa ditësh për të cilin më pyetni dhe dua të cek se në atë aspekt Ministria e Punëve të Brendshme  ndërmori aksione me urdhër të gjykatës. Pra, gjykata dha urdhër për të gjitha rastet për disa se duhet të bëhet bastisje, për të tjerë që duhet të dërgohen në stacion policor, për disa që të merren në pyetje, për të tjerët që duhet të dalin para gjyqi. Dhe ashtu siç ishte e theksuar në urdhrin nga ana e gjykatës deri te MPB-ja ashtu edhe veproi Ministria e Punëve të Brendshme. Në mesin e atyre që ishin të thirrur në polici kishte  edhe maqedonas. Personalisht bisedova me ministren e Punëve të Brendshme, ajo mi tregoi urdhrat nga ana e gjykatës dhe me të vërtetë urdhra të tillë nga ana e gjykatës ekzistojnë, më tregoi se ka edhe për shqiptarë, ka edhe për maqedonas dhe këtu nuk ka ngjyrime, nuk ka kombësi. Kur bëhet fjalë për luftë kundër krimit, njerëzit nuk mund të ndahen. Aksioni nuk ka asnjë lidhje etnike dhe se është e drejtuar kundër shqiptarëve, por është e drejtuar për të kërkuar kriminelë të caktuar. Ndoshta në disa raste kanë qenë të thirrur njerëz të cilët nuk kanë qenë të kyçur, megjithatë gjykata ka kërkuar nga ana e policisë t'i thirrë dhe të bisedojë me ta. Për disa nga ata ia kërkuar madje që të dalin edhe para gjykatës, për disa nga ata ka kërkuar që të bëhen bastisje dhe saktë është precizuar në urdhrin e gjykatës se si duhet të veprohet. Edhe njëherë dua të theksoj se aksioni nuk është as me prapavijë politike  as etnike ose cilado qoftë prapavijë, por thjeshtë si në të gjitha aksionet tjera MPB-ja përpiqet që t'i zbatojë urdhrat gjykatës  dhe të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit.

Alsat-M: Mirëpo, aksioni zhvillohej vetëm në familjet shqiptare?

Gruevski: Jo. Bastisje  dhe thirrje në bisedë  kishte edhe te maqedonasit.  Në rast se kanë qenë të përfshirë edhe maqedonasit, mund të ketë  situatë ku nuk ka maqedonas, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bëhet aksion për një njeri të caktuar që e shkel ligjin, vetëm e vetëm se janë  shqiptar. Ngandonjëherë  bëhen aksione ku ka vetëm maqedonas, ndonjëherë bëhen aksione ku ka vetëm turq, rom, serb etj. Kështu që këtu nuk mund të punojmë në parimin etnik. Ose e lufton krimin sa mundesh dhe  nuk shikon asgjë tjetër, ose fillon punët t'i bësh me seleksionime. Atëherë humbet i gjithë kuptimi luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Unë në përgjithësi jam i kënaqur që me atë kontekst si dhe se me çfarë filozofie shikohen punët, kemi mendim të përbashkët me të gjitha partitë. Kuptohet se nëse diku dhe dikur ndodhin shkelje, gabime, në të kaluarën ka ndodhur që ndonjë polic të bëjë ndonjë shkelje, ose të tejkalojë normat e parapara, në atë rast MPB ka kontrollin e saj të brendshëm, ajo bënë shqyrtimin e fakteve  dhe në bazë të atij shqyrtimi, nëse me të vërtet ka pasur shkelje të normave, pason dënim për policin, i cili ka bërë atë shkelje, por së pari duhet të vërtetohet. Pasi që ka shumë njerëz, të cilët kanë lidhje me krimin, dhe si rrëfim primar e kanë se polici ishte fajtor unë nuk jam fajtor, ai më bëri këtë - ma bëri atë. Prandaj ekzistojnë komisione të brendshme që bëjnë shqyrtimin e fakteve.

Alsat-M: Të gjitha këto aksione sa kanë  të bëjnë për ta minimizuar faktorin shqiptar në Qeveri  dhe të dëshmohet se BDI-ja s'ka asnjëfarë lloj ndikimi?

E dini se çfarë, ... personalisht do të flas si njeri, ne nuk luajmë në atë mënyrë, veçanërisht jo me bashkëpartiakët tanë, të cilët i kemi partner në koalicion. Unë si kryetar i VMRO- DPMNE –së në një periudhë kam qenë partner me PDSH-në  tani jam BDI- në. Edhe PDSH-ja edhe BDI-ja këtë gjë e dinë, se kur jam me dikë në partneritet, kur kemi marrëveshje, kur punët i zgjedhim përmes dialogut, për mua personalisht dhe për bashkëpunëtorët e mijë, nuk luhet mbas shpine, nuk luajmë ashtu. Në skenën politike ka edhe lojtarë të tillë, të cilët gjithë jetën luajnë ashtu, edhe ata të cilët merren me politikë, gazetarë, mediume, politikanë,analistë e dinë shumë mirë se stili ynë nuk është i tillë.
Stili jonë i punës nuk është i tillë, nuk ka qenë i tillë edhe kur kemi qenë me PDSH-në, këtë e dinë mirë edhe në PDSH, nuk është as tani kur jemi me BDI-në. Kur punojmë me dikë, kur kemi ndërtuar partneritet, kur kemi ndërtuar besim, punojmë me parime, me biseda, me komunikim, me bashkëpunim, me letra të hapura dhe me bisedë të sinqertë. Kështu që mos u përpiqni të kërkoni tek ne lojëra të tilla sepse nuk do të gjeni. Ne nuk e luajmë atë lojë, ne jemi në ligë tjetër, ekzistojnë njerëz që luajnë në ligë të tillë, ne nuk luajmë në atë ligë, ne nuk e luajmë atë sport, ne merremi me tjetër sport.

Alsat-M: Si i vlerësoni raportet me BDI-në? A janë në krizë këto raporte?

Unë mendoj se raportet me BDI-në janë të mira, të mos them të shkëlqyeshme. Kemi komunikim të rregullt edhe me kryetarin e partisë Ali Ahmeti edhe me të tjerët, me Abdulaqim Ademin, i cili është nënkryetar i Qeverisë kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Është e natyrshme kur udhëhiqni qeveri, institucione, që kohë pas kohe te keni probleme të cilat duhet zgjidhur. Dhe deri më tani ne të gjitha problemet i kemi zgjidhur me dialog, duke mos ikur nga problemi por duke u përballuar dhe duke zgjidhur atë. Çdoherë do të ketë individë, të cilëve u mungon diçka, nuk janë të kënaqur, por në përgjithësi si dy parti politike, në nivelin në të cilin unë komunikoj në Qeveri, kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ministrat, kam bashkëpunim të shkëlqyeshëm me zëvendës ministrat dhe me funksionarët tjerë të BDI-së. Gjithashtu bashkëpunëtorët e mi të cilët janë nga VMRO-DPMNE tregojnë se kanë komunikim të mirë dhe gjithashtu edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së në Parlament, nuk kanë vërejtje rreth bashkëpunimit me deputetët e BDI-së. Por, do të përsëris edhe një herë, çdoherë do të ketë individ qoftë në partinë tjetër, qoftë në partinë tonë, i cili ka mendim të ndryshëm. Megjithatë në jetojmë në demokraci dhe përfundimisht çdo deputet, çdo ministër, çdo funksionar shtetëror dhe pjesëtar i partisë ka të drejtë ndonjëherë të mendojë ndryshe, kjo është pjesë e demokracisë. Unë kur them se kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm mendoj në shumicën e funksionarëve në njërën ose tjetrën parti të cilët kanë detyra të rëndësishme. Kemi ndërtuar besim, të cilin e ndërtojmë me qasje të sinqertë ndaj punëve, me bisedë të sinqertë, me përballje me problemet e jo ikje nga to. Çdoherë kërkojmë që problemet ti zgjidhim në mënyrë ligjore, me mirëkuptim dhe respekt ndaj njëri tjetrit. Ky është stili jonë i punës, kurse probleme ka pasur dhe do të ketë. Për këtë jemi në këto funksione, që t'i zgjidhim problemet. Nuk ka qeveri dhe nuk ka koalicion pa probleme. Edhe sikurse të kishim qenë vetëm në Qeveri si VMRO –DPMNE, përsëri do të kishim hasur në probleme mes njërës ose tjetrës rrymë, funksionarë të pakënaqur. Kur në një ekip punojnë shumë njerëz, është e natyrshme të paraqiten pakënaqësi, të cilat mund të zgjidhen përmes dialogut. E ku më kur ka aq shumë partnerë të koalicionit. Unë edhe në të kaluarën kam qenë në koalicione, kam qenë ministër i Financave në një qeveri tjetër, gjithashtu isha kryeministër në qeverinë e shkuar dhe e di se çfarë do të thotë koalicion. E di se ajo asnjëherë nuk mund të jetë ideale, por mund të jetë e mirë, e vendosur mbi baza stabile me bisedë të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe të hapur. Tani për tani mund të them se kemi një raport të tillë në punën me udhëheqësinë e BDI-së.

Alsat-M: A kanë ndikuar aksionet e fundit policore në raportet e mira, sepse ju vetë cekët se janë të mira, jo të shkëlqyeshme por të mira. Dje kishte deklarata nga . siç i quajtët ju, individë të BDI-së se ekzistojnë vështirësi në funksionimin. A është aksioni policor një nga shkaqet ?

Gruevski: Edhe tek ne do të hasni individë të cilët mendojnë se ajo që kemi nuk është më e mira. Çdoherë do të hasni në një gjë të tillë dhe nëse nesër shkoni në parlament dhe pyesni disa njerëz, jam i sigurt se do të hasni në pakënaqësi, nga  BDI, nga bashkëpunimi etj. Pra, diçka tjetër është individ, kurse diçka tjetër është komunikimi i kryesive të partive për të gjitha çështjet tjera të rëndësishme. Përgjigja tjetër është ajo që thoni ju se aksioni policor i ka ftohur raportet mes nesh. Ne për këtë kishim komunikim, u sqaruan paqartësitë, kuptohet, vazhdojmë me atë komunikim dhe mund të them se kjo nuk mund t'i dëmtoj raportet për shkak se kjo është pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Në këtë luftë duhet të jemi të qëndrueshëm, duhet të vazhdojmë, krimi nuk njeh as ngjyra, as bashkësi etnike, as kombësi. Dhe këtu nuk mund të bëjmë ndarje. Ne qysh të nesërmen kishim aksion policor ku u arrestuan 18 maqedonas dhe asnjë shqiptarë. Çka duheshe të bëjmë tani, të na zemërohen maqedonasit që në aksionin policor nuk ka pasur asnjë shqiptar ose turk? Ne aspak nuk i shikojmë ashtu gjërat, thjesht nisemi nga dëshmitë dhe nga urdhrat e gjyqit se ku duhet të bëjmë bastisje dhe MPB e bënë këtë. Përsëris, nëse ndonjë polic bënë shkelje të autorizimit, ai do të përgjigjet për këtë. Por kjo nuk mund të jetë pasqyre e punës së përgjithshme të MPB-së ose për punën e përgjithshme të Qeverisë.

Alsat-M: Edhe një pyetje për në fund. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një nga intervistat e fundit gjatë këtyre ditëve në Kumanovë, deklaroi se është e mundshme që pas zgjedhjeve në muajin mars të jetë pjesë e qeverisë suaj si partner i vetëm nga blloku politik shqiptar?

Gruevski: Unë për herë të parë dëgjoj këtë deklaratë, nuk kemi pasur biseda të tilla, kështu që nuk mund të pohoj një gjë të tillë për shkak se nuk ka pasur kurrfarë bisede në këtë aspekt dhe për momentin as që ka iniciativë të tillë.

Alsat-M: A do të kishit pranuar?

Gruevski: Ne kemi partner të koalicionit e ai është BDI. Me sa mbaj mend, PDSH as që mendonte të hyjë së bashku me BDI-në në koalicion, kështu që për momentin nuk ka iniciativë të till
image

Një nga detyrat kyçe të EULEXit do të jetë të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe të punojë së bashku me autoritetet lokale të Kosovës për të përforcuar sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi", thotë Komesari evropian për zgjerimin Olli Rehn në intervistën për Alsat.


Alsat: I dashur Komisioner, ky është tashmë viti i katërt dhe hera e katërt që ju vini në Alsat në ditën e publikimit të raporteve. Alsat siç e dini shtrihet në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë dhe fokusi i pyetjeve do të jetë mbi këto tre vende, unë ju falenderoj që erdhët.

Olli Rehn: "Ju faleminderit shumë. Është një kënaqësi të jem këtu."

Alsat:  Po ia nis me Shqipërinë duke iu pyetur cili është progresi apo mungesa e progresit gjatë këtij viti të fundit. Dhe meqë në Shqipëri opozita do të lexojë pjesën më të keqe të raportit dhe qeveria atë më të mirën, na ofroni një lexim të drejtë të tij.

Olli Rehn: "Unë nuk do të përpiqem të luaj rolin e arbitrit në mes qeverisë dhe opozitës. Gjëja thelbësore është që ka patur një klimë më të mirë politike në vend. Ka një konsensus ndërpartiak për objektivat evropiane. Kjo ka qenë thelbësore në lehtësimin e progresit në disa reforma të cilat njihen nga ne në raportin e progresit.

Në të njëjtën kohë ka akoma plot punë për të bërë, përshembull përsa i përket luftës kundër korrupsionit, apo në lidhje me garantimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji dhe aspekte të tjera të zhvillimit ekonomik".

Alsat: Por Z. Rehn, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, drogës dhe trafiqeve, prioritete këto kyçe evropiane, këtë raport e nxjerrin kontradiktor me atë që tregon ç'do ditë kryeministri ynë edhe nëpërmjet reklamave duke treguar se ka luftuar korrupsionin, arrestuar kriminelë, ndërsa në raportin tuaj këto fenomene cilësohen serioze.

Olli Rehn: "Ka pasur disa progrese në këto fusha të cilat i kanë njohur disa vëzhgues dhe organizata ndërkombëtare. Thënë kjo në vend mbetet plot punë për tu bërë dhe sigurisht që ajo që ne kemi nevojë të shohim është që toleranca të jetë zero për korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të shohim që këto probleme të adresohen si me vendosmëri njësoj edhe me rezultate konkrete."

Alsat: Z. Rehn teknikisht Shqipëria është vendi i parë që mund të aplikojë për kandidaturën pasi ne kemi nënshkruar dhe po zbatojmë MSA-në. Por ne nuk po inkurajohemi ta bëjmë këtë dhe në raport kuptohet se zgjedhjet janë një kusht kyç që duhet plotësuar para se të kërkojmë kandidaturën.

Olli Rehn: "Shqipëria e ka zbatuar pa pengesa Marrëveshjen e ndërmjetme të Stabilizim Asociimit që është diçka pa dyshim tepër pozitive. Tani është e rëndësishme që Shqipëria të garantojë se zgjedhjet e vitit që vjen do të zhvillohen në përputhje me të gjitha standartet evropiane. Ky është një test për pjekurinë politike, për stabilitetin politik dhe për demokracinë e vërtetë. Për këtë arësye është e rëndësishme të bindim Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare të tij në këto aspekte para se të mund të lëvizim përpara në procesin e përafrimit të Shqipërisë."

Alsat: Dhe kur flasim për zgjedhjet ky ishte një problem për Maqedoninë. Progres i mirë u evidentua në disa fusha, megjithëse nuk u përmbushën si duhet tetë prioritetet. Por sipas raportit ishin zgjedhjet e këqia arsyeja kryesore pse nuk ka datë për çeljen e negociatave.

Olli Rehn:"Është korrekte dhe kjo është një nga arësyet kyçe. Arsye të tjera lidhen me disa nga reformat. Ka patur progres në reformën në drejtësi dhe në polici. Ka progres në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe në ligjin për gjuhët që është shumë i rëndësishëm. Por njëkohësisht dhe të të njëjtës rëndësi janë mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet e vitit që vjen si edhe legjislacioni dhe proceset zgjedhore që lidhen me to që vendi të shënojë progres. Për më tepër, bojkotimi i parlamenti që ndodhi para disa kohëve nuk është një shenjë e vërtetë stabiliteti apo e një pjekurie politike."

Alsat: Pra mesa kuptoj unë Z. Ren Maqedonisë i duhet të dëshmojë se mban zgjedhje të mira para se të çelen negociatat dhe duhet të presë për to, apo nevojiten edhe kushte të tjera.

Olli Rehn: "Ky është një nga kushtet por neve na duhet të shohim progres edhe në reformat e tjera që përcaktuam në muajt e parë të këtij viti për vendin."

Alsat: Dhe kur flasim për reformat, sa të rëndësishme janë ato nga njëra anë dhe sa e rëndësishme është çështja e emrit dhe a mund të bëjnë pa njëra tjetrën këto dy çështje që rekomandimi juaj të jetë pozitiv.

Olli Rehn: "Cështja e emrit është një çështje dypalëshe që duhet zgjidhur mes dy palëve nëpërmjet ndërmjetësimit të OKB-ve. Por sigurisht që do ti ndihmonte të gjithëve nëse kjo çështje gati e pafund të zgjidhej më mirë shpejt se vonë."

Alsat: Vendi i fundit është Kosova, e pavarur këtë vit por që nuk njihet ende nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Fillimisht si e vlerësoni situatën politike dhe të sigurisë në vend edhe pas vizitës tuaj të fundit.

Olli Rehn: "Në këndvështrimin tim, situata e përgjithshme e sigurisë është e qëndrueshme dhe ka edhe stabilitet politik në kuptimin që atje ka konsensus të gjerë ndërpartiak për sa i përkët objektivave evropiane. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Por sigurisht që në të njëjtën kohë ka sfida ekonomike, ndërsa qeveria duhet të zbatojë kushtetutën në mënyrë që të ndërtojë një shoqëri të vërtetë demokratike dhe multi-etnike ku të gjithë qytetarët e Kosovës të ndjejnë se janë të përshirë në këtë shoqëri."

Alsat: Në krahasim me vendet e tjera Kosova kritikohet më rëndë për krim, trafik, drogë e korrupsion etj. Sa përgjegjësi ka për këto qeveria e vendit, sa kanë ndërkombëtarët që kanë qenë aty dhe sa do të kenë ata që vijnë, Euleksi. Dhe kur pritet shtrirja e këtij të fundit në Mitrovicë.

Olli Rehn: "Është e rëndësishme që shtrirja e EULEX-it të mund të realizohet së shpejti dhe para fundit të këtij viti. Dhe në këtë moment po zhvillohen diskutime në Kombet e Bashkuara për të përparuar në këtë objektiv. Një nga detyrat kyçe të EULEXit do të jetë të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe të punojë sëbashku me autoritetet lokale për të përforcuar sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi."

Alsat: A e shihni Kosovën me mardhënie kontraktuale me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pa njohjen nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Olli Rehn: "Është shumë e rëndësishme që Kosova vetë të dëshmojë se mund të jetë e aftë të ndërtojë një shoqëri demokratike dhe multi-etnike në përputhje me kushtetutën. Është e rëndësishme që ne të mund të shtrijmë misionin EULEX për të ndihmuar progresin në Kosovë. Dhe unë shpresoj edhe se situata e jashtmë do të evoluojë. Ne kemi vendosur se do të përgatisim një studim aftësie se si ne të mund të ndërtojmë mardhënie kontraktuale mes BE-së dhe Kosvoës. Dhe kjo është shumë e rëndësishme pasi ne duhet të ndërtojmë mardhënie të forta ekonomike dhe tregëtare dhe të përmirësojmë lëvizjen e lirë, në një linjë me konkluzionet e vendeve anëtare të BEsë në një nga samitet evropiane, të cilat nënvizojnë se Kosova është pjesë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor."

Alsat: Cfarë pritet gjatë vitit 2009, përveç liberalizimit të vizave nëse gjithçka shkon mirë. Le të themi a mund të kemi kandidaturën për Shqipërinë, negociatat për Maqedoninë, mardhëniet kontraktuale me Kosovën ?

Olli Rehn: "Në jetë është e rëndësishme gjithmonë që të kesh qëllime dhe objektiva pasi ato ushqejnë progresin. Unë shpresoj dhe unë punoj që ta bëj vitin 2009 vitin e Ballkanit Perëndimor. Dhe unë shpresoj se i gjithë rajoni do të shënojë hapa para në objektivat e tij evropiane."ë.ge
 
  Blerand
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Per te gjith
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
  tetova-albania.de.tl
tetova-albania.de.tl

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free