www.tetova-albania.page.tl........faqja juaj per disponimin tuaj  
 
  Xhepcishti krenaria e Tetoves 05/03/2024 12:17am (UTC)
   
 
Content of the new Historiku Xhepçishti është një vendbanim i lashtë. Në historiografi haset edhe me emrin ZAPÇISHT dhe daton që nga mesjeta. Saktësisht ky lokalitet përmendet në historiografinë e Perandorisë osmane në vitin 1455 me 44 shtëpi, dhe me një pasuri prej 8510 akçë,/ shih më detajisht dr. Hazim Shabanoviç "Krajista Isa-Beg is'hakovica zbirni katastarski popis iz 1455" na jep të dhënat e lartpërmendura për vakëfet e Tetovës që janë bërë prej 9 deri 18 maj 1455. Ndërsa në defterin nr. 4 të osmanlinjve të shekullit XV përmendet në vitin 1468 me 60 familje. Xhepçishti prej vitit 1996 deri në vitin 2004 ishte komunë më vete. Kishte 6 këshilltarë komunalë të cilët në bashkëpunim me bashkësinë vendore i koordinojshin punët në interes të përbashkët, ka rreth 820 shtëpi me 5 mijë banorë. Kufizohet; nga veriu me masivin e Malit Sharr me territoret e fshatrave, në perëndim me fshatrat Gjermë, Setolë dhe Jeduarcë, në veriperëndim me fshatin Gjinovc, (i cili nuk ekziston, por që ka dëshmi materiale si të themeleve të manastireve, të 4 kishave si ajo e Zonjës Shën Mëri, Shën Nikollës, Shën Athanasit dhe kisha e katërt e cila ka qenë te vendi i quajtur te Baçet e Haxhi Ahmetit. Pra ky lokalitet i lashtë duhet të studiohet nga disiplinat e ndryshme të shkencës, mendoj se do të jetë motiv i arsyeshëm që i përmenda këta vlera materiale të pandriçuara historike), në veri me Neproshtenin, në verilindje me Ratajën, në lindje me fushat e Treboshit dhe në jugperëndim me Porojin që edhe është vështirë të dallosh kufirin mes këtij fshati me Xhepçishtin dhe me Tetovën e fushat e Pollogut. Struktura e popullsisë është 99% shqiptarë dhe 1% maqedonas. Infrastruktura Fshati ka disa rrugica dhe një rrugë kryesore që lidhet me rrugën rajonale Tetovë - Ferizaj. Shtrirja e fshatit graviton mbi rrugën në fjalë që nga dita-ditës është duke marrë trajtën e një vendbanimi me elemente bashkëkohore ngase vetëm në dekadën e fundit janë ndërtuar mbi 200 shtëpi të reja dhe lokale afariste. Në vitin 1993/94 me vetëkontribut banorët e këtij fshati i kanë shtruar mbi 90% të rrugëve me bekatone. Ky projekt ka kushtuar 400 mijë euro, por është evidente se nuk ka të zhvilluar sa duhet kanalizimin edhe pse siç kuptova nga Abaz Abazi, aktivist i këtij fshati se bashkësia vendore është duke hartuar projektin për këtë çështje tepër të nevojshme që së shpejti do të fillojë ta regullojnë së bashku me rrugën kryesore e cila kalon nëpër Xhepçisht. Siç dihet ujin për pije e kanë tradiconal që nga viti 1928 ku i kanë shfrytëzuar tri çezma-burime, por në vitin 1989 kanë marrë ujë nga bjeshkët e Sharrit në largësi prej 15 km. Ky projekt ka kushtuar mbi 450 mijë euro, edhe pse kanë nevojë që ta sanojnë rrjetin e ujit ngase është i moçëm mbi katër dekada, që për këtë projekt ku përfshihet rrjeti gati 7 km do të sanohet së shpejti e që janë paraparë të investohen reth 500 mijë euro ku ministria përkatse do të investojë diku rreth 50%, ndërsa mjetet tjera financiare vetë xhepçishtasit. Xhepçishtasit njihen si bujq të vyeshëm Banorët e Xhepçishtit vërtet në Luginën e pollogut njihen si bujq të vyeshëm që dëshmojnë mjetet moderne të agroteknikës ngase nuk ju mungojnë produkte, kulturat dhe rendimentet e ndryshme bujqësore me çfarë një përqindje e konsiderueshme edhe sigurojnë ekzistencën përkundër kushteve të vështira për treg përkatsisht shitjes së prodhimeve të tyre. Llogaritet se ka mbi 600 të punësuar në mërgim dhe atë vetëm në Zvicër janë mbi 80% si dhe në shtetet tjera të Evropës përndimore. Mërgimtarët japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit. Edhe pse ka reth 5 mijë banorë, kuptuam se gati shumë pak familje marrin ndihma sociale. Ndriçimi publik është në gjendje relatavisht të mirë edhe pse ka nevojë të sanohet. Xhepçishti në vitin 1996 ka ndërtuar objektin e komunës edhe e ka zyrën e vendit prej vitit 1984, postën prej vitit 2002, telefonin tokësore prej viteve të 80-të, ambulanca e fshatit është ndërtuar në vitin 1978. Xhepçishti ka edhe klubin e futbollit i cili është themeluar në vitin e 1980, shoqërinë kulturore artistike etj. Xhamia e vjetër symbol i lashtësisë Xhepçishti ka një xhami e cila daton që në mesjetë, ku aktualisht imam është Beqir Mehmeti, ndërsa këtu duhet veçuar për opinion se me nderime përkujtojnë profesorin e teologjisë Ahmet Jahja-Abazi, i cili ka qenë ligjërues në Stamboll në vitet 1850 që pas tij kanë dalë hoxhallarë me nam siç ka qenë mulla Mehmeti në vitet 1920 deri në 1950 dhe mulla Ferik Abazi prej viteve 1950 deri më 2000 që njihet një ndër njohësit më të mirë i gramatikës arabe si dhe personalitet që ka ndikuar në edukimin e brezave të rinj dhe të mosshpërnguljes nga trojet etnike për në Turqi. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë duke shënuar suksese të mëdha Xhepçishti është fshat karakteristikk krahasuar me fshatrat tjerë të Luginës së Pollogut ngase vërehen elementet e strukturimit serioz që përkojnë me standardin e një fshati tipik sikur në Zvicër, pra afarizmi është aktiv që dëshmojnë ndërmarrjet e shumta prodhuese, gjysmëprodhuese dhe atyre shërbyese. Ka mbi 50 firma me rentabilitet siç janë; "RENOVA" (e cila këtë vit mori shpërblimin evropian për cilësinë), "RÖFIX", qumështoret "SENTIS AG" dhe qumështorja II " SHARR", mullinjtë elektrikë "BALLKAN", "EXIM"; furrat e bukës "NUNA", "ZGRAPI"; "JETA", fabrika e plastikës "HASTPLAST", metalopunues "SHPENDI", fabrika e përpunimit të mishit "BUSHA", ndërmarrjet që merren me ndërtimtari "MUSA-AG", "LISI"; "FANI-COMPANY", "FIXIT", "RRAPI", "XHEGI"; "ZBUKURIMI", "EURO-TEKNIKA", "AGROXHEPÇISHT", "NUNA-COM", fabrikë tekstili për prodhimin e perdeve si dhe mbi 10 firma që merren me punë ndërtimore, 3 firma teneqepunues, 5 firma të industrisë së drurit e shumë firma tjera që gjithsej kanë të punësuar mbi 400 veta, që do të thotë se është një ndër fshatrat më të suksesshëm për sa u përket punësimeve nga firmat me rentabilitet ekonomik. Gjithashtu nga ky fshat ka 160 të punësuar në sektorin shoqëror si dhe 250 pensionistë. Shkolla dhe shkollimi Në këtë fshat ka ekzistuar shkollë laike në gjuhën serbo-kroate që në vitin 1924, por sipas dëshmive faktike shkollat e para laike janë hapur në vitin 1922 në trevën tonë. Në vitin 1941/43 hapen masivisht shkollat e para në gjuhën shqipe dhe atë deri në katër klasat e fillores. Shkolla fillore "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" ku sot mësimin e vijojnë 1081 nxënës nga Xhepçishti dhe Poroji në 38 paralele, si dhe kanë dy paralele parashkollore me 96 vogëlush, prej Xhepçishti janë mbi 600 nxënës. Prej vitit 1943 deri më 1968 shkolla e ka pasur emrin "LIRIA", ndërsa me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së skënderbeut në vitin 1968 u emërua "SKËNDERBEU". Në vitin 1981 pushteti i atëhershëm ia ndërroi emrin në "LIRIA" që në vitin 1992 e deri më sot t'i kthehet emri që i takon "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu". Mësuesit e parë nga ky fshat janë; Femi Idrizi, I cili ka qenë i denuar politik për çështjen kombëtare, Jahja Rustemi, Bari Zeqiri, Ruzhdi Zeqiri, Ixhet Murati, Osman Abduli, Rahmi Veliu, Shukri Veliu, Shukri Bajrami, e shumë e shumë të tjerë. Shkollimin e mesëm e ndjekin thuajse mbi 955, ndërsa kanë mbi 150 studentë si në UT e gjetiu. Duhet përmendur se Xhepçishti ka rreth 130 kuadro të diplomuar të të gjitha segmenteve shkencore si; 60 me fakultet filozofik, 16 ekonomistë, 12 juristë, 10 kanë kryer mjekësinë, 9 inxhinier, 4 agronomë, 5 veterinarë, si dhe dy doktor shkencash prof.dr. Xheladin Murati dhe prof.dr. Izet Zeqiri dhe dy magjistra të shkencës mr. Zeqir Ismaili dhe mr. Agron Abduli. Mburrja e xhepçishtasve Në rrafshin e çështjes kombëtare ky fshat ka dhënë personalitete me nam gjatë historisë që dëshmon se banorët e Xhepçishtit kanë qenë krapërkrah me banorët e Porojit dhe nuk kanë lejuar të asimilohen e assesi të lejojnë spastrimin etnik duke filluar nga romakët, bizantët, sllavoserbët, osmanlinjtë, bullgarët, sërbët etj. Gjatë sundimit të perandorisë osmane banorët e Xhepçishtit përkujtojnë Jusuf Çaushin i cili ka qenë 12 vjet ushtarë në Jemen, ndërsa përmendin edhe Muhamet Agën e shumë të tjerë. Në luftën e vitit 2001 patën tre viktima civilë Haxhi Ametriza Ahmeti, Sabit Shaqiri dhe Ismet Beadini, të vrarë nga ushtria dhe policia sllavomaqedonase. Banorët e Xhepçishtit dhe Porojit janë njerëz të aksioneve që dinë të organizohen gjithnjë dhe në çdo çast kur e lyp interesi i kombit e atdheut, pra nuk ka lëvizje shoqërore, luftë, formim partishë, asociaconesh të ndryshme shoqërore, kulturore, politike, humanitare e fetare mos kenë marrë pjesë porojasit dhe xhepçishtasit madje ndër të parët në vitin 1990 kur u bë themelimi i partisë së parë pluraliste të shiptarëve në Maqedoni ajo e PPD-së që në udhëheqësinë e saj u emëruan njerëzit nga poroji ku kryetar ishte Nevzat Halili dhe atë në fshatin Xhepçisht u themelua kjo parti ku është ngritur pllakata e cila është në oborrin e komunës së Xhepçishtit. Gjithashtu, dekadën e kaluar u formua edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në këto dy fshatra. Simbol i Ballit Kombëtar nga ky fshat është Faredin Fazlia - Xhepçishti. Po ashtu në Luftën e Dytë Botërore në frontin e Sremit nga ky fshat kanë rënë pesë dëshmorë, si dhe në vitin 1952 nga OZN-ja famëkeqe janë ekzekutuar dy burra. Në varrezat e këtij fshati prehen eshtrat e dëshmorëve të kombit Shaban Azem Saiti (1963-2001) nga fshati Gjermë dhe Ismail Ali Mehmeti (1982-2001) nga Drenoci të cilët kanë ranë dëshmorë në luftën e vitit 2001. Të dhënat e familjeve dhe vendemërtimet Ky fshat përbëhet prej disa lagjeve. Emrat e gallapeve si; Zgrape, Like, Qutra, Kçike (llogariten si familje më e lashtë), Ali Mashkulli, Avdiallarë, Hoxhet (lagja e hoxhallarëve), Bërçket, Skuret (fis që përkojnë më lokalitetin e Gjinovcit apo me prejardhje nga antikiteti), Çipe, Batallarët, Asnallarë, Qelat, Rustemet, Isaiallarët, etj. Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditëshmërisë si: vendemërtimet në kodra-male-fusha: Vorret e krushqive, mali i shipeve, bjeshka uji i ftofët, gjuri i shpumën, te rrafsha, te fejri, ledinat, gjinovs (vendbanimi i dikurshëm i të parëve të Xhepçishtit), rrafsha e Apës Tafë, Udha e Kishës, te vorret e moçme (supozohet se këta varreza përkojnë me lashtësinë e pandriçuar), te bagremat, Çeshma e Haxhi Ahmetit, përaoje (përrua), vneshtat e Apës Aziz, vneshtat e Apës Ejup, ograde, arat e endekit, druni i Kadrisë, dy vejdhat (aty pari dikur ka qenë kisha e vjetër shqiptare), druni i Katës, udha e Mikelit, qatejpet, arat te druni i madh, arat te bunari, juriat, prekaçet, arat ndër udhë të jazit, fushat e sherit, fushat e Treboshit, zbiralla (tuma - ngase këtu pari janë varrezat e fshatit si dhe në anën jugore gjendet shkolla fillore territoriale "GJ. K. Skënderbeu", shullani, e shumë e shumë të tjera. Karakteristikë themelore e këtij fshati që vërtet është mburrja jonë në rrafshin e Luginës së Pollogut qoftë për nga kuadrot e duardurshme shkencore, infrastrukturës, punësimeve dhe një vetëdije të lartë kombëtare që është për lakmi nga cili do fshat ngase xhepçishtasit kurrë nuk mund t'i gjesh të lirë sepse gjithmonë janë në rrjedha të punëve të ndryshme.Shkruan:Administrator
 
 
HARTA E XHEPCISHTIT NGA SATELITI I GOOGLE EARTH!!!



OBJEKTI I KOMUNES XHEPCISHT...page
 
  Blerand
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Per te gjith
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
  tetova-albania.de.tl
tetova-albania.de.tl

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free