www.tetova-albania.page.tl........faqja juaj per disponimin tuaj  
 
  Shkenca 05/02/2024 7:22pm (UTC)
   
 
Content of the new p
image

Shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbrit.

Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë.
Linda Kurfut nga Kalifornia është një prej atyre që janë pajisur me sy bionikë. Ajo mban syze me një kamerë të vogël që komunikon me elektrodat e vendosura në sytë e saj të cilat nxisin retinën. Për më shumë se një dekadë ajo ishte plotësisht e verbër si pasojë e një sëmundjeje të trashëguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si të gjithë njerëzit normalë. Syri bionik i Lindës ka 16 elektroda.
Por pajisjet e reja kanë edhe më shumë. Në Australi, doktor Vivek Çouduri pranë spitalit Princi i Uellsit në Sidney, po zhvillon një pajisje të ngjashme që vendoset në sipërfaqen e syrit. Ai thotë se tani ndodhet pranë përfundimit të punës dhe së shpejti do të fillojë provat duke e implantuar sytë tek disa pacientë. Teknologjia e përdorur për këtë sy bionik është e ngjashme me atë që përdoret për pajisjet e dëgjimit që vendosen në vesh tek personat që nuk dëgjojnë. Shkencëtarët australianë tregohen optimistë kur thonë se presin që nga pajisja e tyre të verbrit mund të përfitojnë shikimin 100 përqind. /voa/

image

"Hartat e Hënës", të cilat i ka krijuar anglezi pak i njohur Tomas Heliot, do të ekspozohen për nder të kremtimit të vitit 2009 si Vit ndërkombëtar i astronomisë.

Ekspertët pohojnë se kanë dëshmuar se krijuesi i këtyre hartave, Tomas Heliot, e ka tejkaluar Galileo Gelileun dhe ka qenë njeriu i parë, i cili e ka vëzhguar Hënën nëpërmjet teleskopit, shkruan Bi Bi Si.
Filozofit italian ky nder i është treguar në dhjetor të vitit 1609, por disa dokumente nga arkivi në Saseksin Perëndimor tregojnë se Helioti ka vizatuar fotografi nga Hëna disa muaj më parë.
Vizatimet e Hënës Heliot, krijuar në vitin 1612 dhe 1613, siç thekson historiani i Oksfordit Alan Çepmen e shënojnë "lindjen e kartografisë moderne".
"Tomas Heliot jo vetëm se më 26 korrik të vitit 1609 ka qenë njeriu i parë i cili e ka fotografuar trupin astronomik, duke u shërbyer me teleskop, por shumë shpejtë pastaj është bërë edhe kartograf i shkëlqyer lunar", deklaroi Çempen.
"Vizatime të ngjashme nuk ka pasur në 30 vitet e ardhshme. Tragjikisht, por për këtë askush nuk e ka ditur deri para pak kohësh, prandaj Galileu i ka marrë të gjitha meritat".
Helioti ka qenë njeri i pasur, mirëpo nuk ka pretenduar për famë dhe pasuri, për dallim nga Galileu, theskon Çempen.
Harta e parë e Hënës, të cilën e ka krijuar më 26 korrik të vitit 1609, do të ekspozohet kësaj vere në Firencë, si pjesë e ekspozitës kushtuar Galileut. /mia/
image

Një studim i ri ka zbuluar se qelizat nervore të femrave dhe të meshkujve reagojnë ndryshe në mungesë të ushqimit.

Derisa qelizat nervore të meshkujve vdesin shumë shpejt, qelizat nervore te femrat mundohen ta ruajnë energjinë ma gjatë dhe mundohen të qëndrojnë gjallë.
Studimi është realizuar te qelizat nervore të minjve laboratorikë, ndërsa shkencëtarët pohojnë se rezultate të ngjashme mund të jepen edhe te njerëzit.

Klima, Worldwatch: Ose ndryshojme, ose vdesim


13/01/2009 19:25

Klima, Worldwatch: Ose ndryshojme, ose vdesim

Te ndryshojme stilin tone te jetes ose te vdesim. Ky eshte mesazhi ne thelb te raportit vjetor te “Worldwatch Institute” i cili cdo vit mbledh 47 studime nga shkencetaret me te mire te botes per ndryshimet klimatike.
 
Konkluzioni i tyre nuk le alternative te trete: Bota duhet te pakesoje ne menyre drastike, brenda 2050-es aftesine aktuale per te ndotur, ne vecanti emetimin e dioksidit te karbonit ne atmosfere, ne te kunderten do te perballet me katastrofa epokale.
“Gjendja e botes eshte perkeqesuar dhe eshte domosdoshmerisht e nevojshme per te arritur ne nje nivel te ri te zhvillimit te bazuar mbi prodhimin dhe konsumin e energjise qe respekton ambjentin”, theksohet ne raport.

----------------------------------------------------------------------------

Zbulimi i NASA-s: Ne planetin Mars ka jete
15/01/2009 10:35

Zbulimi i NASA-s: Ne planetin Mars ka jete
Ne planetin Mars ka jete. Ajo ekziston ne formen e baktereve dhe NASA eshte gati te zbuloje pranine e tyre.

Gazi metan, i perqendruar vetem ne disa zona bashke me akujt e ujit dhe akujt, krijon terrenin per nje jete alienesh. Bakteret prodhojne gaz si cdo qenie tjeter ne toke.

Zbulimi i NASA-s bazohet ne analizat nga toka permes teleskopit Mauna Kea ne Havai dhe zbulimet e sateliteve qe rrethojne Marsin. Qe ne vitin 2004 u hodh hipoteza se metani marsian ka orgjine nga kafshet.

Gazi duhet te jete prodhuar nga baktere, qe jetojne ne oaze te vogla, ku uji ne gjendje te lengjshme arrin t’i mbaje ne siperfaqe, fale nxhetesise diellore, pavaresisht temperatures se ulet te planetit.
----------------------------------------------------------------------------
Femijet nen 2 vjec sa me pak para televizorit

Femijet nen 2 vjec sa me pak para televizorit

Te lesh femijet nen moshen dy vjec para televizorit, nuk eshte nje ide e mire.
 
Sipas nje studimi amerikan te “Seattle Children's Hospital”, femijeve nen moshen 2 vjec, shikimi i televizorit nuk u ben mire. Ky studim eshte publikuar ne ravisten “Acta Paediatrica”, ku theksohet se ndjekja e televizorit me kohe te zgjatur, nuk lejon zhvillimin normal te nje te mituri.
Gjithashtu, sipas studimit, femijet nuk duhet te kalojne shume ore duke pare filma vizatimore, pasi kjo mund t’i lidhe perhere e me shume me ekranin e televizorit. Te dhenat flasin se ne SHBA, vetem 6 % e prinderve e dine me saktesi se cfare rreziqesh kane femijet qe shikojne me ore te zgjatura televizorin. 
----------------------------------------------------------------------------
---------------------------------------------------------------------------

Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
13/01/2009 19:55

Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
Gjate punimeve te kongresit te Unionit Gjeofizik Amerikan eshte hedhur nje ide e padegjuar me pare per te ulur temperaturen e Tokes.

 

Sipas nje shkencetari, hedhja e sulfurit ne atmosfere do te ndikonte ne uljen e ndjeshme te temperaturave ne planetin tone. Por kjo hipoteze eshte ndeshur menjehere me kundershtime te medha, pasi mendohet se sulfuri ne atmosfere do shkaktonte shira me permbajtje sulfurike dhe do te ndikonte ne zgjerimin e vrimes se ozonit.

Projektin e sulfurit e ka prezantuar fituesi i cmimit Nobel per kimine, holandezi Paul Jozef Crutzen, i cili bashke me kolegun Thomas Wigley e ka mbajtur gjalle debatin per te ardhmen e planetit. “Behet fjale per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur ne nje lartesi 10-15 km ne zonen e Tropikut”, shprehet Crutzen qe po e studion kete ide qysh prej vitit 2006.

“Pasi te arrije ne kuoten e caktuar te lartesise, materiali do te digjet ne menyre qe te transformohet ne bioksit sulfurik qe me pas konvertohet ne sulfat. Kjo perberje kimike thith nje pjese te madhe te rrezeve diellore, cka do te ule ndjeshem temperaturen mesatare te Tokes. Ky operacion duhet te kryhet cdo dy vjet”, vijon shkencetari holandez.

Per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur do te nevojiteshin 30 mije topa stratosferike dhe kostoja e projektit arrin deri ne 14 miliarde euro ne vit. Nga ana tjeter, kundershtaret e projektit thone se pervec shirave sulfurike dhe zgjerimit te vrimes se ozonit, hedhja e sulfurit ne atmosfere mund te ndryshoje edhe regjimin e jetes se gjalle ne Afrike dhe Azi.

“Hipoteza e fundit do te rrezikonte jeten e miliona njerezve ne nevoje”, shprehet Alan Robock nga Universiteti Rutgers. Nderkohe, gjate samitit te San Franciskos jane hedhur edhe disa hipoteza te tjera per menyren e uljes se temperatures ne Toke, por ajo e shkencetarit holandez eshte afruar me shume me realitetin. 
-----------------------------------------------------------------------------
Milingonat punetore vrasin “mikeshat” e mbretereshes

Milingonat punetore vrasin “mikeshat” e mbretereshes

Kerkuesit gjermane dhe ata amerikane kane bere nje zbulim shume interesant rreth jetes se milingonave.

 

Gjate studimit, ata kane zbardhur menyren e te jetuarit mes strukturave te ndryshme ne radhet e insekteve. nE Ne eksperimentit, tek milingonat punetore eshte hedhur arome hidrokarburesh, arome kjo qe ngjan shume me ate te “mbretereshave”, te cilat jane te vetmet qe mund te riprodhohen.

Duke studiuar sjelljen, eshte vene re se ne vendet ku ndodhej mbreteresha, milingonat punetore vrisnin shoqet e tyre me eren e saj, ndersa milingonat pa nje mbretereshe jetuan.

Studimi i Arizona State University eshte publikuar ne revisten “Current Biology”. “Ky studim konfirmon rendesine e madhe qe kane aromet ne boten e insekteve”, thote nje perfaqesues i grupit te studiuesve.  
Google dhe televizoret plazma ndotin ambientin
12/01/2009 13:10

-----------------------------------------------------------------------------

Google dhe televizoret plazma ndotin ambientin

Ne    Britanine e Madhe ka nisur nje lufte e vertete kunder televizoreve plazma. Konsumojne teper energji, kater here me shume se tv-te e zakonshem.

 

Sipas dy kerkimeve shkencore, keta lloj televizoresh se bashku me motorin e kerkimit Google ka rezultuar se ndotin ambientin.
Cdo kerkim ne Google prodhon 7 gram dioksid karboni, duke cuar ne rritjen e temperatures se planetit. Qeveria e Gordon Brown ka vendosur te luftoje tv-te qe konsumojne shume energji, ndersa BE po analizon detajet e nje rregulloreje te re, qe do te detyroje respektimin e disa standardeve minimale per te gjithe televizoret, me qellim qe te perdoren ata qe kursejne energji.

Plani merr si shembull masat e hyra ne fuqi ne Europe per frigoriferet dhe pajisje te tjera elektrike, qe te kursehet energji. Alex Wissner-Gross, kerkues ne universitetin e Harvardit eshte i bindur se cdo kerkim ne kompjuter ka nje impakt ne mjedis.
Perdorimi vetem i nje faqeje interneti prodhon 0, 02 gram dioksid karboni per sekonde dhe kjo shifer rritet nese faqja ka edhe foto, apo pamje filmike.

Nje studim i meparshem ne SHBA kishte treguar se teknologjia e informacionit shkakton leshimin e 2 perqind te gazit karbonik, ose e njejta perqindje qe shkaktohet nga aviacioni civil.
age
 
  Blerand
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Per te gjith
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
  tetova-albania.de.tl
tetova-albania.de.tl

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free