Mesfushori I skuadrës së Milanit, Xhenaro Gatuzo nuk ka mundësi që në terren t'ju ndihmojë kolegëve të tyre në takimin me Interin, por këtë e bën jashtë fushës duke u angazhuar që në nivelin maksimal të ruaj moralin e skuadrës.
Ai para ndeshjes së rëndësishme me Interin me bashkëlojtarët e tij ka vënë një bast se mund të hajë kërmill të gjallë, ndërsa bashkëlojtarët e tij janë zotuar se nëse Gatuzzo e bën këtë, ata do ti japin si peshqesh nga 500 euro.
"Të gjitha bashkëlojtarët bënë gati nga 500 euro dhe më thanë se nuk kam guxim të ha një kërmill të gjallë. Ishin 24 lojtarë dhe unë I garantova se do ta bëj këtë me kusht që këta të hollat tia dorëzojnë fitness trajnerit të skuadrës. Pasi parat I mori trajneri unë e gëlltita të gjallë kërmillin dhe I mora paratë", ka thënë mesfushori I Milanit. Sipas tij çdo njëri futbollist do ta bënte atë nëse do t'ju kishin ofruar reth 25.000 euro. Për Gatuzon me rëndësi është se ai ka kontribuar në ritjen e moralit tek bashkëlojtarët e tij.
Sulmuesi francez Nicolas Anelka ka shënuar hat-trick në fitoren prej 3-1 të Chelseat në fushë të ekipit të ligës së dytë, Championship, Watfort, fitore që e dërgon ekipin londinez në çerekfinale të Kupës FA.
Chelsea dominoi ndeshjen, por e pa veten në disavantazh pas golit të zëvendësuesit Tamas Priskin që shënoi me prekjen e parë të topit, pas 69 minutash lojë.
Megjithatë, me Hiddink që përcillte ndeshjen në krah të pronarit të klubit, Roman Abramovic, Anelka u përgjigj pas gjashtë minutash lojë duke barazuar rezultatin ndaj ekipit të divizionit të dytë anglez, dhe për të kaluar Chelsean në epërsi pas 80 sekondash tjera. Por francezi nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe një gol të vonshëm në minutat shtesë për të kompletuar hat-trickun e parë në fanellën blu, për t'i dhënë fitoren e merituar Chelseat, që sot u drejtua nga Ray ëilkins.
FA CUP - REZULTATET
Svonsi - Fulam 1:1 (0:1)
Skotland 52' - Monk 44'(ag)
Blekburn - Koventri 2:2 (1:0)
Santa Kruz 2', Smba 90' - Gunarson 61', Dojl 76'
Shefild Junajted - Hal 1:1 (1:1)
Halford 7' - Zajate 34'
Vest Hem - Midlzbro 1:1 (0:1)
Ilunga 83' - Dauning 22'
Votford - Çelsi 1:3 (0:0)
Prishkin 70' - Anelka 75', 77', 90'
Skuadra nga kryeqyteti gjerman Berlini - Herta, vazhdon me sezonin fantastike dhe pas javës së 20-të do të qëndrojë në kreun e renditjes tabelare, pasi që në ndeshjen kryesore morën fitoren 2:1 përballë Bayernit të Munihut.
Fillimi i takimi u takoi mysafirëve të cilët dominonin në fushë, por ishte Voronin ai i cili në minutën e 38-të solli Hertën në epërsi. Në pjesën e dytë Klose barazoi rezultatin në 1:1 dhe solli paqartësi, por Voronin me golin e tij të dytë në minutën e 78-të skuadrës së Hertës i dha fitoren e vlefshme për marrjen e kreut të renditjes.
Në ndeshjet tjera Bohumi mundi Schalken me rezultat 2:1, Volfsburgu shënoi fitore në fushë të Ajntrahtit, ndërsa Hannoveri dhe Shtutgardi barazuan 3:3. Skuadra e Verderit vazhdon me rezultatet dëshpëruese, kësaj radhe duke barazuar me fenerxhiun Borussia Mynshengladbah, ndërsa pa gola u mbyll takimi Keln-Karlsruhe.
Të dielën do të kompletohet java e 20-të me takimet Borussia Dortmund-Enerxhi Kotbus dhe Hamburg-Arminia Bielefeld
Skuadra nga Premier liga angleze, Mannchester United deklaroi çmimin e lojtarit të tyre më të mirë, portugezin Cristiano Ronaldo.
Sipas drejtuesve të "djajve të kuq", nëse ndonjë skuadër tjetër dëshiron të blejë kartonin e Ronaldos, duhet të paguajë plot 95 milion euro. Për këtë çmim kanë vendosur pronarët e Mançesterit, pasi që ndodhen në krizë të madhe financiare dhe sipas tyre, me shitjen e Ronaldos problemet eventuale financiare do të tejkalohen. Pas caktimit të këtij dëmshpërblimi, pritet që gjatë kësaj vere skuadra spanjolle, Reali nga Madridi të sjellë në radhët e tyre futbollistin më të mirë në botë për vitin 2008, pasi që mbretërit për përforcime të reja gjatë merkatos verore në disponim do të kenë rreth 360 milion euro.
Elvir Muriqi në duelin eliminator për titullin botëror në versionin IBF të zhvilluar të shtunën në mbrëmje në Jersey të Anglisë është mposhtur nga britanezi Clinton Vuds.
Muriqi nuk i'a arriti qëllimit që të mposhtë ish kampionin e Botës në IBF, i cili 10 muaj më parë kishte humbur titullin e tij nga Antonio Tarver. 36 vjeçari Vuds para meçit kundër Muriqit ishte zotuar se në rast se pëson disfatë nga bokiseri Kosovar atëherë do të dilte në pension. Mirëpo gjatë 12 raundeve Vuds bëri një paraqitje shumë të mirë që i mjaftoi të bindë gjyqtarët e duelit të cilët e vlerësuan duelin me shifrat 117:111, 117:111 dhe 119:109.
Kjo është humbja e pestë për Elvir Muriqin gjatë karrierës së tij si boksier profesionist, por më i dhimbshëm është fakti se kjo humbje mund t'i kushtojë me rënie në renditjet botërore të boksit profesionist. Në anën tjetër për Vuds ishte kjo fitorja e tij e 42 nga gjithsej 47 lufta që ka patur në karierë.