www.tetova-albania.page.tl........faqja juaj per disponimin tuaj  
 
  Kulture 05/02/2024 5:03pm (UTC)
   
 
Content of
image

Tom Cruise, Mark Wahlberg dhe Keanu Reeves janë nominuar për çmimin Golden Raspberry Award.

Tre aktorët bëjnë pjesë në grupin e aktorëve më të këqij të vitit, të cilët do të ‘turpërohen’ në ceremoninë Razzies, e cila do të mbahet një natë para ndarjes së çmimeve Oskar.
Cruise është nominuar për paraqitjen e tij në filmin “Valkyrie”, Wahlberg për filmin “The Happening”, ndërsa Reeves për performancën e tij në filmin “The Day The Earth Stood Still”.
Paris Hilton është favoritja kryesore për ta fituar çmimin e aktores më të keqe, por të nominuara janë edhe Jessica Alba, Reese Witherspoon dhe Diane Keaton
Nominimet e të mërkurës për filmat më të këqij përfshijnë: “Meet The Spartans”, “Speed Racer”, “High School Musical 3”, “The Happening”, “Meet Dave” dhe filmi i Paris Hiltonit, “The Hottie & The Nottie”.

image

Historia e popullit shqiptar, e pikërisht pjesa e saj më e diskutuar, nga viti 1939 deri në 1990, sapo ka dalë në libraritë shqiptare.

Korpusit të historisë që nga Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën perandorinë osmane, Rilindja Kombëtare, vitet 30 të shek. XIX-1912, e deri në vitet 1913-1939, i mungonte historia gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939 -1990).
Pjesa e konsideruar si më delikatja e cila akoma pa u (ri)shkruar dhe pa dalë në dritë ka ngjallur debate kohë pas kohe. Ka njëzetë vjet që pritet rishkrimi i historisë së hartuar nga historiografia zyrtare e politizuar. Se çfarë kanë arritur të bëjë grupi i autorëve, historianë të Institutit të Historisë, Xhelal Gjeçovi, Paskal Milo, Beqir Meta, Dilaver Sadikaj, Demir Dyrmishi, Fatmira Rama apo edhe emra si Josif Papagjoni, më shumë gjasa nuk ka për të mbetur jashtë një diskutimi të gjerë në opinionin publik.
Vëllimi i 4 - "Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, dhe periudha pas saj (1939 - 1990)" është botuar nga "Toena" dhe në të përfshihen jo vetëm përshkrime mbi ngjarje të ndryshme, por edhe subjekte si arsimi dhe arti në këtë periudhë aq të diskutueshme.

image

Shkupi fitoi katër skulpturat e para, nga projekti qeveritar për vendosjen e 36 skulpturave në pjesën qendrore të kryeqendrës. Skulpturat 'Macja', ' Shmizlla' 'Vajza', dhe "Të Dashuruarit" janë punuar nga autorë maqedonas.

“Skulptura si realizim është e njohur në të gjitha metropolet botërore dhe ajo paraqet një simbol njohës kështu që edhe në aspekt të artit edhe në aspekt të estetikës, skulpturat me të vërtetë  kanë një segment të rëndësishëm dhe një marrëdhënie të veçantë  me qytetarin, që do të thotë se do të vendoset një pietet i  veçantë me vlerat kulturore dhe me artin figurativ”, deklaroi Elizabeta Konçevska-Milevska, ministre e kulturës.
Për artistët vendosja e skulpturave është një ngjarje e rrallë që ndodh pas shumë viteve.
“Pas shumë vitesh, njerëzit që merren me këtë profesion e dinë,  se për 40 vite, me përjashtim të disa skulpturave të akademikut Tome Serafimovski, nuk është vendosur asnjë skulpturë, kështu që me të vërtetë të gjithë duhet ta përshëndesim këtë iniciativë dhe të jemi të lumtur  që përfundimisht  diçka e këtillë po ndodh në vendin tonë”, tha Tome Haxhievski, skulptor.
Ministrja Kançeva paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji  do të vendosen edhe dy skulptura tjera, ndërsa deri në fund të vitit do të rrumbullakohet edhe numri prej 36 skulpturave nga 26 autorë vendas.

Pas me shume se 18 vjetesh perpjekje, eshte botuar historia shqiptare e viteve 1939-1990. 16 autore, mes te cileve 5 historian kosovare kane rishkruar keshtu periudhen me te debatuar ne historine e popullit shqiptar, e sidomos kur botimi I fundit per keto vite ishte bere nen frymen e regjimit komunist. Redaktori I librit, Gjelal Gjecovi dhe historiani Paskal Milo thone per Vizion Plus se shume ngjarje historike trajtohen me nje sy me realist. Ato perfshijne forcat politike te kohes, figurat e shume perfoluara perfshi edhe Enver Hoxhen apo marredheniet e jashtme te nje shteti komunist. Per here te pare ne kete vellim te historise eshte trajtuar gjeresisht edhe çeshtja Çame nga historiani Beqir Meta, duke hedhur drite mbi qendrimin e komunizmit ndal kesaj ceshtje. Por nje tjeter fakt, I cili ka shkaktuar jo pak debate, eshte edhe dita e çlirimit. Ne kete liber kjo date eshte vendosur si 29 nentori. Vellimi I katert I historise se popullit shqiptar vjen pas nje pune hulumtuse te historianeve dhe akademike. Botimi pritet te shoqerohet me debate, pasi ceshtjet e prekuara jane te shumta dhe delikate
the new page
 
  Blerand
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Per te gjith
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
  tetova-albania.de.tl
tetova-albania.de.tl

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free