www.tetova-albania.page.tl........faqja juaj per disponimin tuaj  
 
  Ekonomi 05/02/2024 11:31pm (UTC)
   
 
Content of the new
image

Në qendër të Shkupit T-Home dhe T-Mobile, hapën dyqanin e parë, i cili abonentëve të tyre përpos blerjes së telefonave do t'u mundësojë edhe firmosjen e marrëveshjeve të reja.

Gjithashtu në kuadër të këtyre dyqaneve do të hapen edhe kafeteri në të cilat klientët në atmosferë më të relaksuar do të mund t'i shqyrtojnë ofertat më të reja të këtyre dy kompanive.
image

Ulen çmimet e ngrohjes qendrore edhe për lagjen Shkup-Veri. Një vendim të tillë e ka miratuar Komisioni Rregullator për Energjetikë në mbledhjen e fundit, duke e ulur çmimin për 24 %.

Ulje e çmimeve vjen si rrjedhojë e përdorimit të mazutit në vend të gazit nga kompania ‘Shkup-Veri’.
"Duke filluar nga një janari qytetarët të cilat shfrytëzojnë shërbimet e kësaj kompanie për ngrohje dhe paguajnë në bazë të sipërfaqes banesore, në 12 muaj e ardhshëm do të paguajnë çmim prej 27.85 denarë, çmim i cili është edhe më i ulët nga shtrenjtimi paraprak i cili ishte 33.4 denarë për metër katror", deklaroi Sllave Ivanovski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës.
image

Banka e dytë për nga madhësia në Slloveni "Nova Kreditna Banka Maribor" (NKBM) anulon planet e veta për ekspanzion në Maqedoni dhe Serbi, për shkak të krizës.

"Kjo është periudhë përplot me sfida dhe pasiguri", deklaroi ditëve të fundit përfaqësuesi i bankës në Maribor, Matjazh Kovaçiç, duke shtuar se akvizimi do të ndodhë gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa koha e saktë varet nga shkrirja e tregjeve të kapitalit.
NKBM ishte e interesuar për zgjerimin e Ballkanit për ta rritur fitimin dhe në tentim që ta ndjekë rivalin e vet "Nova Lubjanska Banka", e cila është e pranishme në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë.
Banka pret të ardhurat neto sivjet t`i rrien për 35 për qind në krahasim me vitin 2008 në 51,5 milionë euro. /Makfaks/

Copyright 2008 makfax. Të gjitha të drejtat janë të mbrojtura. Teksti nuk guxon të shtypet ose emetohet, në tërësi ose në pjesë, pa marrëveshje me Makfaksin.
image

NLB Tutunska Banka në mënyrë solemne bëri hapjen e ndërtesës së re afariste në Shkup.

Gjatë hapjes zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Zoran Savrevski tha se vetë fakti që në mes të krizës më të madhe botërore investohet në Maqedoni, dëshmon se Maqedonia ka potencial ekonomik dhe është vend me perspektivë. Godina e re e NLB Tutunska bankës ka 11 900 metra katrorë, ndërsa për ndërtimin e saj sipas përfaqësuesve së kësaj banke janë  investuar 30 milion eurosh. Banka ka 400 mijë klientë dhe zë 20 për qind të tregut bankar në Maqedoni me 740 të punësuar.
image

Protesta e prodhuesve të qumështit nga lokalet e fabrikës së qumështit SëEDMILK u transferua para Qeverisë me shpresë se ekzekutivi do t'u ndihmojë që të marrin 4 milionë eurot e qumështit të dorëzuar në qumështoren suedeze.

Protestuesit para Qeverisë do të qëndrojnë deri në zgjidhjen e problemit të tyre. Kompania suedeze për 7 muaj prodhuesve të qumështit u ka borxh rreth 4 milion euro. Përpos prodhuesve të qumështit edhe punëtorët në fabrikën e qumështit nuk kanë marrë rrogë rreth 4 muaj. Prodhuesit e nuk shpresojnë shumë në ndihmën e Qeverisë
"Ka mbetur pa paguar gjithçka, kemi qenë dy-tri ditë te qumështorja, prit prej Qeverisë por asgje, dhe kemi vendosur të dalim ktu para Qeverisë që tëna japin përgjigje për kërkesat e tona, ndryshe deri kur të na përgjigjet dikush na këtu do të rrim, a 1 javë apo 10 ditë", thotë një protestues.
"Ne mendojmë të rimë këtu deri sa këtu nuk na japin para, sepse deri në zgjedhjen e këtij problemi nuk ka lëvuizje nga ky vend", shton një protestues tjetër.
Ata nuk shpresojnë se Qeveria do t'u ndihmojë për të zgjidhur problemet e tyre.
"Jemi duke u organizuar, nëse nuk na përgjigjet Qeveria pozitivisht, do të marrim masa tjera", kërcënohet një protestues.
Menaxheri i kompanisë SëEDMILK Roxher Oskarson një ditë më parë tha se për problemin ka biseduar edhe me qeverinë e Suedisë. Si zgjidhje propozohet rikapitalizimi ose hyrja e aksionarëve të rinj por jo edhe të përjashtohet mundësia për shitjen e tërësishme të fabrikës së qumështit. Prodhuesit e qumështit thonë se nuk kanë besim në premtimet e Oskarsonit dhe kërkojnë shpëtim nga Qeveria.
image

Presidenti Barak Obama u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e tij ekonomik, për të diskutuar mbi planet për stimulimin e ekonomisë amerikane në krizë dhe buxhetin federal.

Gjatë fjalimit të tij të parë të përjavshëm në radio si president, zoti Obama thotë se e kupton përse disa njerëz nuk kanë shumë besim mbi masën dhe shkallën e paketës 825 milardë dollarëshe. Ai e siguroi publikun amerikan se plani i stimujve masivë nuk do t’i zgjidhë problemet ekonomike vetëm duke hedhur para në erë, por edhe duke investuar në programe të efektshme për ringjalljen ekonomike të vendit.
"Ne nuk do hedhim thjesht para në erë, por do të investojmë në ato fusha ku mund të ketë rezultat. Në vend që veprimet të bëhen fshehtazi nga politikanët, vendimet lidhur me fushat ku do të investojmë do të bëhen publike dhe ato do të informohen nga ekspertë të pavarur, kurdoherë që të jetë e mundshme," - tha Presidenti.
Zoti Obama u takua dje me këshilltarët e tij ekonomikë, për të diskutuar mbi buxhetin federal. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, ai paralajmëroi se nëse nuk veprohet menjëherë, papunësia mund të arrijë përqindje të lartë, me dy shifra, dhe eknomia mund të shënojë rënie të mëtejshme, me vlerën e një trilionë dollarëve.
"Pra, në se nuk veprojmë menjëherë dhe me guxim, situata tashmë e rëndë mund të përkeqësohet më tej. Prandaj unë kam propozuar Planin e Rimëkëmbjes dhe Riinvestimit në Amerikë, për të filluar menjëherë nga krijimi i vendeve të reja të punës, ashtu sikurse edhe nga rritja ekonomike afatgjatë. Kam kënaqësinë t’ju them se të dyja partitë në Kongres po e vazhdojnë punën për përmirësimin e paketës financiare, të cilën unë shpresoj ta firmos si ligj brenda një muaji", - tha zoti Obama.
Presidenti u takua të premten me ligjvënës të lartë demokratë dhe republikanë, për të diskutuar mbi përpjekjet e nevojshme për miratimin e planit të tij ekonomik. Udhëheqësit e të dyja partive lanë të kuptohet se besojnë që propozimi do të miratohet nga Kongresi deri në afatin e caktuar nga Presidenti, mesi i shkurtit.
Njëri prej udhëheqësve të Kongresit, përfaqësuesi i pakicës republikane Xhon Bohner, dje dha fjalimin e përjavshëm të partisë së tij në radio. Zoti Bohner dhe grupi i ligjvënësve republikanë po propozojnë shkurtime të reja taksash dhe më pak shpenzime qeveritare se sa ofron plani i Presidentit.
"Ne i japim mundësinë familjeve, biznesmenëve, të mëdhenj e të vegjël, si dhe personave të vetëpunësuar, të mbajnë më tepër nga fitimet e tyre, në mënyrë që të nxisim investimet dhe të krijojmë miliona vende pune në sektorin privat,"- tha zoti Bohner.
Zoti Bohner tha se republikanët synojnë t’i paksojnë taksat për të gjithë. Ai tha se amerikanët “nuk mundet që në njërën anë të marrin hua dhe të paguajnë më tepër taksa dhe në anën tjetër të arrijnë përsëri mirëqenien e mëparshme.”
Plani i zotit Obama synon krijimin e të paktën 3 milionë vendeve të reja të punës dhe reformimin e sistemeve të arsimit, shëndetësisë, të ernergjisë dhe të transporteve. /voa/ page

 
  Blerand
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Per te gjith
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
  tetova-albania.de.tl
tetova-albania.de.tl

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free