www.tetova-albania.page.tl........faqja juaj per disponimin tuaj  
 
  Kuriozitete 05/02/2024 11:38pm (UTC)
   
 
Content of the new p

Kine, shtatzene per 60 vjet!
17/01/2009 12:30

Kine, shtatzene per 60 vjet!

Doktoret zbuluan se shkaku i shqetesimeve te nje 92-vjecareje per dhimbje stomaku, ishte femija i palindur kurre, te cilin e kishte mbajtur ne trupin e saj per me shume se 60 vjet.

E moshuara kineze, shume vjet me pare kishte mbetur shtatzene, por femija kishte vdekur pa lindur ende. Doktoret i kerkuan ne ate kohe nje shifer per 100 paundesh per ta hequr ate, por gruaja u largua pa iu nenshtruar nderhyrjes.

"Ishte nje shume e madhe per mua ne ate kohe. Shifra ishte stratosferike per familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova 'problemin'", u shpreh 92-vjecarja.

Sekreti "doli sheshit", kur e moshuara ankohej shpesh per dhimbje stomaku dhe u shtrua ne spital per te bere nje skaner.

"Nuk arritja t'u besoja syve. Gruaja 92-vjecare kishte nje femije ne barkun e saj", tha doktori qe vizitoi pacienten.

Ai shtoi se ka me shume se 40 vjet qe punon ne kete profesion, po ky ishte rasti i pare i ketij lloji qe kishte hasur ndonjehere.

Tani mjeket, me ane te testeve, po shohin nese Huang ka nevoje per nje operacion per te hequr femijen e saj, kurre te palindur.

Por mjeket jane te cuditur me faktin se si nje krijese e vdekur ka qendruar kaq gjate nje trupin e nje gruaje pa shkaktuar asnje problem tek ajo.
---------------------------------------------------------------
Prinderit e Adolf Hitler humbin kujdestarine e femijeve

Prinderit e Adolf Hitler humbin kujdestarine e femijeve
Prinderit neonaziste te djalit trevjecar te quajtur Adolf Hitler, nuk do te kujdesen me per te dhe dy motrat e tij.
Sherbimet sociale amerikane i kane hequr kujdestarine e femijeve ciftit, pas polemikave te muajit te kaluar, kur ata kerkuan nga nje pasticeri te pergatiste nje torte per te birin, me urimin: Gezuar ditelindjen Adolf Hitler!

Edhe dy vajzat e tjera te ciftit kane emra te vecante qe kane lidhje me nazizmin; JoyceLynn Aryan Nation dhe Honszlynn Hinler Jeannie.

Ende nuk eshte i qarte motivi i heqjes se kujtestarise se femijeve, pasi prinderit nuk jane treguar neglizhente, apo kane abuzuar me ta.

----------------------------------------------------------------------------
Ja pse tradhetojne femrat...
Kerkoni te kaloni nje jete pa telashe dhe ne krah te nje bashkeshorteje qe di te jete besnike? Zgjidhjen e japin disa shkencetare amerikane, te cilet kane zbuluar sekretin, pse grate jane te prirura te tradhetojne.  

Sipas nje studimi te kryer nga shkencetaret e Universitetit te Austin-it ne Teksas, femrat me nivel te larte te hormoneve estrogjene, vecanerisht te hormoneve ekstrediol, ndihen me te bukura dhe kane me shume sukses me meshkujt.

Kjo do te thote se ne keto raste rritet shume mundesia qe ato ta tradhetojne partnerin. Ky studim eshte publikuar ne faqet e revistes shkencore “Royal Society Journal Biology Letters
----------------------------------------------------------------------------
Nxjerr virgjerine ne shitje per te paguar studimet
15/01/2009 10:15

Nxjerr virgjerine ne shitje per te paguar studimet

Nje 22-vjecare amerikane ka vendosur te nxjerre ne shitje ne internet virgjerine, per te siguruar parate per te paguar masterin.

Qe nga shtatori i kaluar, me shume se 10 mije meshkuj kane paraqitur ofertat, ku shuma me e madhe ka qene 4 milione dollare. Fituesi do ta marre cmimin ne nje shtepi publike te ligjshme ne Las Vegas.

Vajza do te vizitohet nga nje mjeke gjinekologe perpara nates se pare. Ajo ka mbaruar studimet per sociologji femerore dhe ndoqi shembullin e motres se madhe qe per te paguar Universitetin punoi si prostitute per tre jave.
Mes ofruesve ka meshkuj me fantazi ekstreme dhe biznesmene.

Vajza ka qene e ftuar ne shume programe e show ne televizion e radio. “Jetojme ne nje shoqeri kapitaliste, perse nuk duhet te bej nje gje te tille? Jam vajze e thjeshte, qe ka pasur nje ide krijuese”, shkruan ajo ne faqen e saj ne MySpace.
-----------------------------------------------------------------------------
Kaliforni, adoleshentja, record sms-sh
13/01/2009 12:25

Kaliforni, adoleshentja, record sms-sh

Nje adoleshente amerikane ka thyer rekord ne dergimin e sms-ve nga celulari i saj.

Ndersa numri mesatar i mesazheve qe adoleshentet e moshave 13-17 vjec shkembejne cdo muaj eshte 1.742, nje vajze nga Kalifornia ka derguar vetem gjate muajit dhjetor 14.528 sms, ose rreth 1 mesazh cdo dy minuta.

Ngjarja eshte treguar nga i ati i vajzes, qe ka pare 440 faqet e fatures se telefonit te se bijes. Fatmiresisht, zgjedhja e nje tarife qe parashikonte dergimin e nje numri te pakufizuar sms-sh, e shpetoi ate nga pagesa e 3 mije dollareve.

"Fillimisht me erdhi per te qeshur, pastaj nisa te mendoja nese ishte fizikisht e mundur dergimi i aq shume mesazheve”, u shpreh ai. Tani prinderit ia kane kufizuar perdorimin e telefonit dhe adoleshtja Reina nuk mund te dergoje me sms pas oreve te mbremjes.


-----------------------------------------------------------------------------

Nuk mund te me pushosh nga puna, jam i dehur!

Nuk mund te me pushosh nga puna, jam i dehur!

Gjykata Kushtetuese ne Peru ka vendosur qe punonjesit e dehur te mos pushohen nga puna. Vendimi eshte kritikuar nga qeveria, pasi shihet si precedent i rrezikshem.
Gjykata urdheroi rikthimin ne pune te nje personi, qe punonte si portier ne bashkine e Chorrillos, qe ishte pushuar nga detyra, pasi kishte qene i dehur gjate orarit te punes.

Nje nga gjykatesit tha se shkarkimi ishte i tepert, pasi punetori nuk kishte ofenduar dhe as i kishte bere keq njeriu. Ministri i Punes kishte deklaruar me pare se nuk eshte mire qe te lehtesohen rregullat ne vendin e punes.

Dihen pasojat qe do te kete ky ligj, sidomos ne rastet kur punonjesit e dehur jane me profesione shofere.
---------------------------------------------------------------------------


Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
13/01/2009 19:55

Sulfur ne atmosfere per te ulur temperaturen e Tokes
Gjate punimeve te kongresit te Unionit Gjeofizik Amerikan eshte hedhur nje ide e padegjuar me pare per te ulur temperaturen e Tokes.

 

Sipas nje shkencetari, hedhja e sulfurit ne atmosfere do te ndikonte ne uljen e ndjeshme te temperaturave ne planetin tone. Por kjo hipoteze eshte ndeshur menjehere me kundershtime te medha, pasi mendohet se sulfuri ne atmosfere do shkaktonte shira me permbajtje sulfurike dhe do te ndikonte ne zgjerimin e vrimes se ozonit.

Projektin e sulfurit e ka prezantuar fituesi i cmimit Nobel per kimine, holandezi Paul Jozef Crutzen, i cili bashke me kolegun Thomas Wigley e ka mbajtur gjalle debatin per te ardhmen e planetit. “Behet fjale per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur ne nje lartesi 10-15 km ne zonen e Tropikut”, shprehet Crutzen qe po e studion kete ide qysh prej vitit 2006.

“Pasi te arrije ne kuoten e caktuar te lartesise, materiali do te digjet ne menyre qe te transformohet ne bioksit sulfurik qe me pas konvertohet ne sulfat. Kjo perberje kimike thith nje pjese te madhe te rrezeve diellore, cka do te ule ndjeshem temperaturen mesatare te Tokes. Ky operacion duhet te kryhet cdo dy vjet”, vijon shkencetari holandez.

Per te hedhur ne atmosfere 1 milione ton sulfur do te nevojiteshin 30 mije topa stratosferike dhe kostoja e projektit arrin deri ne 14 miliarde euro ne vit. Nga ana tjeter, kundershtaret e projektit thone se pervec shirave sulfurike dhe zgjerimit te vrimes se ozonit, hedhja e sulfurit ne atmosfere mund te ndryshoje edhe regjimin e jetes se gjalle ne Afrike dhe Azi.

“Hipoteza e fundit do te rrezikonte jeten e miliona njerezve ne nevoje”, shprehet Alan Robock nga Universiteti Rutgers. Nderkohe, gjate samitit te San Franciskos jane hedhur edhe disa hipoteza te tjera per menyren e uljes se temperatures ne Toke, por ajo e shkencetarit holandez eshte afruar me shume me realitetin. 

---------------------------------------------------------------------------

Nje grua lind femije dy dite pas vdekjes

Britani, nje grua lind femijen dy dite pas vdekjes

Nje ngjarje e jashtezakonshme ka ndodhur ne Britani. Foshnja e nje gruaje te vdekur dy dite me pare nga nje hemorragji cerebrale, ka ardhur ne jete fale nje nderhyrjeje cezariane kur ishte vetem 25 javeshe.

Vajza eshte ne gjendje te mire shendetesore dhe mjeket thane se do te mbijetoje. Nena e saj, nje kampione patinazhi, kishte vdekur ne javen e shtate te shtatzenise.

Mjeket arriten te mbajne ne jete zemren e gruas ne menyre artificiale, edhe pse ajo klinikisht ishte shpallur e vdekur, duke bere te mundur shpetimin e femijes. Jayne Soliman lindi vajzen Aya Jane.

Edhe pse nje ngjarje e rralle, nuk eshte hera e pare qe nje femije vjen ne jete nga nje grua e deklaruar e vdekur. Ne vitin 1999, nje femije lindi ne spitalin Gijon ne veri te Spanjes, edhe pse e ema ishte deklaruar e vdekur prej nje muaji.
----------------------------------------------------------------------------

Adriatik, zbulohen koralet e epokes se akullt


Adriatik, zbulohen koralet e epokes se akullt
Studiuesit italiane kane zbuluar gjurme te rralla te epokes se akullt ne detin Adriatik qe hedhin drite mbi pikepyetjet e krijimit te ketij deti.

 

Sipas te dhenave, ne thellesite e Adriatikut jane zbuluar disa lloje korelesh por mund te vecohen ato me ngjyre te bardhe ne rreth 200 metra thellesi. Kerkimet jane bere ne brigjet e qytetit Pescara dhe sipas zbuluesve, koralet e rralla jane zhdukur qe pas periudhes kur Toka u perfshi nga nje rritje e ndjeshme e temperaturave qe i dha fund epokes se akullt.

Ky zbulim eshte bere fale kompanise oqeanografike “AdRiatic Corals” ne bashkepunim me Institutin e Shkences Detare ne Bolonja. Gjithashtu, ky zbulim do te ndihmoje shume shkencetaret per te studiuar rreth perberjes se tabanit te detit.

-----------------------------------------------------------------------------
Gjumi i mire, ilac per t’u mbrojtur nga gripi

Gjumi i mire, ilac per t’u mbrojtur nga gripi

Gjumi eshte ilaci per te patur nje sistem imunitar te shendetshem. Te flesh me pak se shtate ore gjume ne nate, rrezikohesh te prekesh nga gripi, sipas nje studimi amerikan.

Shkencetaret e Carnegie Mellon University thane se njerezit qe konsumojne me pak se 7 ore gjume u krahasuan me te tjere, qe flinin tete ore, ose me shume.  

Mendohet se mungesa e gjumit demton sistemin imunitar dhe aftesine e trupit per te luftuar viruset, qe shkaktojne gripin, ose ftohjen. Nje gjume i shqetesuar ndikon gjithashtu ne pergjigjen e trupit ndaj infeksioneve.

Nje studim i meparshem tregonte se njerezit qe flene tete ore gjume ne nate, perbejne edhe numrin me te ulet te te prekurve nga semundjet e zemres.

-----------------------------------------------------------------------------
Australi, mund peshkaqenin e shpeton kusheriren
Australi, mund peshkaqenin e shpeton kusheriren

Nje serfist i ri australian eshte kthyer ne hero, pasi ka shpetuar kusheshiren e tij, qe ishte mberthyer ne kembe nga nje peshkaqen.

Djali ka qelluar peshkaqenin e gjate pese metra me nje grusht ne koke, duke e detyruar te leshoje kemben e vajzes dhe te marre arratine. Ngjarja ndodhi ne ishullin e Tasmanise. Vajza u transportua ne spital, e trembur, por ne gjendje te mire shendetesore.

Dy te rinjte ishin duke bere serf, ne momentin qe nje peshkaqen i bardhe sulmoi vajzen, i kafshoi kemben dhe u perpoq ta terhiqte me vete ne fund te detit. 
Djali ka reaguar menjehere, duke e qelluar peshkaqenin ne koke dhe duke shpetuar kusheriren.

-----------------------------------------------------------------------------

Tenton te shese te bijen per ca para dhe birre

14/01/2009
Tenton te shese te bijen per ca para dhe birre
Nje 36-vjecar eshte arrestuar ne SHBA, pasi kishte planifikuar te shiste te bijen 14-vjecare per 16 mije dollare, 100 arka me birre dhe disa racione mish.
Ngjarja ndodhi ne Greenfield ne Kaliforni, ndersa bleresi do te ishte nje 18-vjecar. Fatmiresisht, martesa u anulua, pasi djali nuk ishte ne gjendje te paguante per shifren per te cilen ishte rene daklord.

Ne kete ceshtje ishte perfshire edhe nje person i trete, ne rolin e ndermjetesit. Kjo nuk eshte ngjarja e pare e ketij lloji, sipas policise. Nje 12-vjecare ishte shitur disa vite me pare po nga i ati per nje shume parash.age
 
  Blerand
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  Per te gjith
  Kete duhet ta dini
Web site eshte ne perpunim
--Ju faleminderit per mirkuptimin--
  Verejtje
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
  tetova-albania.de.tl
tetova-albania.de.tl

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free